Ardi Veliu në Komision, deputetët e PD-së: Kriminel që manipuloi vrasjen e Learit

Prezenca e Ardi Veliut këtë të premte në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ishte për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2023, shkaktoi një debat të fortë dhe momente tensioni.

PD-ja ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si ”kriminel me uniformë që manipuloi vrasjen e Leart Kurtit”. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së, Nasip Naxho me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.

Deputetët demokratë, Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

Të martën në këtë Komision ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se është i gatshëm të japë shpjegime brenda 48 orëve, por që afati ka kaluar dhe ende nuk ka jë qëndrim zyrtar të tij për këtë ngjarje që nxiti edhe protesta në vend.

SHKARKO APP