Ardi Veliu paralajmëron: Shumëfishim gjobash për drejtuesit e automjeteve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi se me ndryshimet në kodin rrugor, do të ketë shumëfishim gjobash për drejtuesit e automjeteve.

Gjobat do të aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit.

Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese. Mendohet që këshillimi i parë të regjistrohet në databazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashti, Veliu foli edhe për disa pika rrugore që kanë sjellë aksidente me pasoja fatale.

Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut ku vetëm në 3 muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale.

Si dhe rrethrrotullimi i Kolonjës ku në 2 muaj kemi pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?