Ardi Veliu takim me Prokurorin e Belgjikës: Të vendosur për të luftuar krimin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takim Prokurorin Federal të Belgjikës z. Frédéric Van Leeuw.
Gjatë takimit u vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe asaj belge. Drejtor Veliu bëri prezent për Prokurorin dhe delegacionin, rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në drejtim të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe e informoi Prokurorin për mënyrën e funksionimit të OFL-së dhe zbatimin e Aktit Normativ të datës 31 janar 2020.
Prokurori Federal i Belgjikës Frédéric Van Leeuw u shpreh i impresionuar nga rezultatet e deritanishme të OFL-së. Ai vlerësoi punën e përbashkët të skuadrave hetimore, përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Drejtor Veliu falënderoi Prokurorin për vlerësimin dhe mbështetjen dhe theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.