Ardian Çapja lë spitalin

I shpëtoi atentatit të tretë. Po flasim për Ardian Çapjen, i cili ka lënë spitalin e Traumës për të vijuar të marrë trajtimin në shtëpi. Çapja  kishte një plagë tejshpuese në shpatull do I nënshtrohet kujdesit intensiv në banesë

Gjëndja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, policia vijon hetimet. Në dosjen e ngjarjes theksohet se nuk janë gjetur të dhëna për armën ushtarake që u përdor në krim dhe as për automjetin që autorët dogjën pas sulmit me armë

Mëngjesin e 8 qershorit 2020, Ardian Çapja u godit me snajper nga një distancë mbi 250 metra larg banesës së tij. Çapja u dërgua në spital me plagë tejshpuese por dhe fraktura.

SHKARKO APP