Ardian Thano: Eshtë koha e kryetarokracisë
Kryeredaktori i gazetës “Dita” Ardian Thano, ishte i ftuar në studion e televizionit Ora mbrëmjen e sotme, për të komentuar vendimin e gjykatës për pushimin e çështjes ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Intervista me gazetaren Beti Njuma.
A vërteton kjo se ishte akuzë e montuar politikisht?
Ardian Thano: “Të gjitha vendimet që merren tani nga gjykatat shihen si një lloj testi. Këndvështrimi i parë, është ajo për të cilën qytetarët pyesin: Pas këtij vendimi a mund të kemi besim tek drejtësia. Si e sheh publiku një vendim të tillë, në kontekstin e reformës në drejtësi?
Këndvështrimi i dytë është sjellja politike ndaj këtyre vendimeve. Një sjellje politike me dy standarde revoltuese dhe e padurueshme. Pak ditë më parë u mor një vendim për dosjen “Babalja” shpërthyen akuzat që drejtësia është e kapur. Tani që merret vendim i kundërt na del që drejtësia është e mirë. Ky është një teatër kllounësh i padurueshëm.”
Si i komenton përfshirjen në lista të kryebashkiakëve socialistë me precendentë penalë?
Ardian Thano: Ne nuk kemi thjesht një krizë politike por një krizë morale. Zgjedhja e këtyre kryebashkiakëve dhe më pas piruetat dhe gënjeshtrat që ata bëjnë . që në fillim nuk e pranojnë dhe më pas thonë nuk e dija janë rrjedhojë e kësaj sjelljeje. Po promovohet zgjedhja, emërimi dhe jo gara.
Shpesh e kemi quajtur kryetarokraci. Dhe e tillë është situata. Dhe kjo situatë nuk është vetëm e PS, do gabonim nëse do mendonim kështu, por e gjithë klasa politike shqiptare është e zhytur në këtë krizë morale dhe ka reflektuar në shoqërinë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

