Ardian Visha: Gjykata e Lartë inekzistente, ankim për vendimin ndaj Henri Çilit

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha, është shprehur në ”Opinion” në News24, se në seancën gjyqësore Prokuroria e Përmetit nuk paraqiti asnjëprovë kundër botuesit. ”Gjykata e Lartë është inekzistente. Të dyja çështjet janë në të dhe askujt nuk i intereson përshpejtimi i kësaj por përmbysja e dënimit. S’mund të ketë ndikim të paligjshëm tek askushi pra tek Gjykata e Lartë. Nga doli e ka për detyrë hetuesi, kanë shkruar dhe keqshkruar atë. Unë ju siguroj që nuk është paraqitur asnjë provë nga Prokuroria”.

Pjesë nga deklarata

Nuk ka aspak shkelje të karakterit ligjor nga Henri Çili jo si status i njohur për publikun por për zhvillimin e karakterit të biznesit. Aq më e rëndë me juristin Ilir Korbi. E papranueshme kërkesa për rekurs për të.
Përveçse një rekursi, asgjë s’mund ti atribuohej atij. Tërësisht e palogjikshme dhe ne mbi këtë ngritëm edhe mbrojtjen.

Nga pikërpamja e provave t’i atribuohet një akuzë përbën çdo shqetësim që vjen kundra nesh, por ne nuk pamë asnjë provë, asnjë transkript asnjë bisedë nuk prodhon rezultat. Është tërësisht e pamundur. Gjykata e Lartë është inekzistente. Të dyja çështjet janë në të dhe askujt nuk i intereson përshpejtimi i kësaj, por përmbysja e dënimit.

S’mund të ketë ndikim të paligjshëm tek askushi pra tek Gjykata e Lartë. Nga doli e ka për detyrë hetuesi, kanë shkruar dhe keqshkruar atë. Unë ju siguroj që nuk është paraqitur asnjë provë nga Prokuroria. Gjysëm fitore në Gjykatën e Përmetit, me detyrim paraqitja është e papranueshme. Edhe për Ilir Korbin. Do bëjmë ankim. Do shkojë në një vrimë të zezë përderisa aktet do të vijnë në SPAK.

SHKARKO APP