Ardit Gjebrea mesazh për Eni Çobanin: Zoti të la me ne

Eni Çobani dhe Edita Tahiri u përfshinë në një aksident me makinë rreth më 27 janar. Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur.

E nisur për një seancë gjyqësore, ky aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin dhe ish-ministren kosovare. Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.

foto galeri

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri Edhe pse nuk pati pasoja të rënda për Eni Çobanin aksidenti i saj i shqetësoi të gjithë si familjarët ashtu edhe miqtë e saj. Një ndër ta është dhe moderatori, Ardit Gjebrea. Me anë të një postimi në Instagram ai përshkruan tmerrin e aksidentit me të cilin ajo u përball para pak ditësh.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?