Arenë ”boksi” në lumin Osum, të rinjtë sfidë për të kapur kryqin (VIDEO)

Besimtarët ortodoksë kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar. Edhe pse në temperatura të ulëta me dhjetëra të rinj janë futur në ujërat e lumenjve apo në det për të kapur kryqin që u sjell fat. Gjatë kremtimeve të kësaj feste në qytetin e beratit nuk kanë munguar as incidentet. Disa prej të rinjve garues janë konfliktuar mes tyre ndërsa i gjithë incidenti ka ndoru në sytë e dhjetëra besimtarëve. Për disa minuta, të rinjtë kanë debatuar mes tyre ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Report TV - Arenë 'boksi' në lumin Osum, të rinjtë e Beratit 'sfidë' për të kapur kryqin

SHKARKO APP