Argita apo Bardhi do të marrë drejtimin e PD? Ervin Salianji thotë se…

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji në një intervistë televizive është pyetur në lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike nga Gazment Bardhi apo Argita Malltezi. Ai tha se nuk është momentin për një garë brenda PD-së. Sipas tij nuk është koha për ambicie personale.

”Këto janë më shumë zëra mediatikë të cilët hedhin emra. Unë mendoj se kryetari i opozitës dhe ai që ka përgjegjësinë për shkak se ka marrë votën është Sali Berisha. Të gjithë elementët e tjerë që mund të kenë ambicie këtë e përcakton vota dhe ky nuk është momenti i një gare në PD-në.

Unë nuk di që ka një garë dhe ka kandidat. Unë jam në një grupim politik i cili ka rregullat e veta. Edhe kur ka mendim kundër zbatohen vendimmarrjet e shumicës.

Të gjitha këto elementë se kush do të jetë kryetar ndërkohë që ne jemi në një betejë me një autokraci, beteja të cilat kanë edhe sakrifica, të cilat nuk mund të mbivendoset asnjë ambicie personale e askujt. Fokusin duhet ta kemi tek përmirësimi i aspekteve për bashkim dhe jo se kush do të jetë në të ardhmen”,-tha Salianji.

SHKARKO APP