Argita Berisha, kandidate potenciale për PD-në

Editorialin e shikoni duke klikuar në video!

Argita Berisha, kandidate potenciale për PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ai tha se nuk e di nëse Argita Malltezi e ka këtë ambicie, por theksoi se nëse ajo dëshiron primaret janë të hapura.

Askush nuk e beson se Berisha nuk e di se çfarë mendon Argita për karrierën e saj politike.

Ja pyetja e gazetarëve për liderin e burgosur: A do jeni në listë të hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi? Dhe Berisha u përgjigj:Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezi, atë nuk e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo.

Në fakt më mirë të thuhet tani se kush e merr PD-në se sa të lihet për pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, të cilat me të gjitha sondazhet do ti humb përsëri partia demokratike. Pra Argita Berisha tashmë është një politikane e sprovuar demokrate dhe e bija e liderit historik Sali Berisha.

Për vetë historinë se si është ndërtuar partia demokratike ndër vite e sidomos në vitet e fundit, kur iu desh punë titanike Sali Berishës që ta rimerrte partinë, kjo parti është e Sali Berishës dhe atyre demokratëve që votojnë doktorin me symbyllur.

Nuk është me ajo partia demokratike e fillimit që krijonte besim kudo dhe ishte parti e madhe shqiptare. Ndaj Berisha për vetë moshën fizike që ka, pasi vitet bëjnë punë e tyre, për faktin se gjasat janë se SPAK dhe gjykata e Posacme do ta dënojnë  dhe dënimi më i madh do të jetë se nuk do ta lejojnë të jetë deputet dhe kryetar partie politike, ndaj le të thotë: Argita. Pas këtij vendimi të pritshëm dhe të dukshëm nga SPAK do të fillojnë prapë sherret se kush e merr drejtimin e partisë demokratike. Natyrisht që as Flamur Noka dhe as Edi Paloka, sado besnik të Saliut të jenë, nuk ua jep njeri PD-në. Do ta synojnë grupi i Gaz bardhit që është bashkuar dhe që pasi të bëhen deputetë prapë me siglën PD, do të fillojnë kritikat se pse humbëm dhe që Saliu duhet të largohet. Kjo është e sigurtë, sikurse edhe bashkimi mekanik momental mes tyre dhe Berishës.

Ndaj me mirë të thuhet hapur se sa të lihen të endërrojnë apo aspirojnë të tjerë që do të marrin drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës.

Dhe nuk ka emër me të sigurtë dhe dinjitozë për ato demokratë salistë të cilët nuk besojnë askund , përvec Sali Berishës, pra më mirë se sa Argita Berisha nuk ka emër tjetër.

Të thuhet hapur se duhet të jetë deputete dhe se ajo është e vetmja kandidaturë e garantuar e Berishës.

Natyrisht që slogani berishian se “të kandidojë kush të dojë për kryetar të PD-së”, por kush fiton përballë Argita Berishës? Asnjë!

Edhe sikur të kandidojnë të gjithë bashkë si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Luciano Boçi, Tomor Alizoti etj. I ha të gjallë Argita Berisha.

Prandaj askush të mos besojë se përveç vajzës së Saliut se mund ta marrë partinë demokratike.

Sigla dhe emri i PD me zor u kthyen në shtëpinë e Berishës dhe nuk ka Zot që ia merr më këtë parti.

Partia Demokratike më mire të quhet Partia e Sali Berishës. Ndaj tapia e “hipotekës” i takon Argitës.

 

SHKARKO APP