“Avokati u sulmua për shkak…”/ Argita Berisha tregon gjendjen e Sokol Mëngjesit pas dhunimit
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të familjes së saj, Sokol Mëngjesit.
Në një prononcim për Top Channel, ajo ka thënë se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës së Mëngjesit, teksa zbuloi dhe gjendjen e tij shëndetësore. sipas Argitës, avokati ndodhet në reanimacion.
“Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij.”– tha ajo.