Argita Malltezi: Ky sistem është kancer për shoqërinë
E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është e pranishme në protestën e cila po zhvillohet para Bashkisë Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Malltezi u shpreh se protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë.
Ajo shtoi se nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet, atëherë mos reagoni.
Pjesë nga deklarata e Malltezit:
Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet, atëherë mos reagoni.