Argita Malltezi në protestë: Shqiptarët kanë vullnet të qëndrojnë në shesh. Basha pazar me Ramën

Argita Malltezi nga protesta që u mbajt sot para Kryeministrisë, tha se njerëzit mund të qëndrojnë në shesh. “Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh”, tha ajo.

Nga ana tjetër, e pyetur për mungesën e Lulzim Bashës dhe disa deputetëve të tjerë të PD në protestë, zonja Malltezi u përgjigj: “Ai nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën. Dhe besoj që nuk ka shqiptar që nuk e ka këtë të qartë. Për deputetët e tjerë dera është e hapur”, tha ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi tha: “Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”.

SHKARKO APP