Argita Malltezi reagon sërish ndaj akuzave të Mukës: Çështja në gjykatë

Pedagogia dhe juristja Argita Malltezi ka reaguar në lidhje me akuzat e Taulant Mukës për plagjiaturë.

Pas shpjegimit të djeshëm nga Zonja Malltezi, Muka ka vazhduar edhe sot me akuza të tilla.

Në reagimin e sotëm të saj, pedagogia e juristja Argita Malltezi shprehet se çështja do të shkojë në gjykatë për shpifje, ndaj Mukës dhe sponsorëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Argita Malltezit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Prononcimet e sotme te z.Muka janë në vijim të keqdashjes dhe keqinformimit të qëllimtë për të cilin ai do të ketë rastin të japë sqarime në një proces ligjor.

Unë, si çdo njeri tjetër përgjigjem vetëm për ato vepra që i kam deklaruar të miat duke i përmendur në CV time dhe depozituar në aplikimet në institucionet përkatese.

Kjo CV është lehtësisht e aksesueshme për këdo, siç është dhe për z.Muka.

Ky reagim si dhe ai i djeshmi bëhen vetëm sepse i konsideroj një rast të paparanueshëm të keqpërdorimit të emrit tim.

Sa për filtrat antiplagjiaturë të z.Muka ato mbeten po aq të respektueshme për mua sa dhe vetë ai, po aq të certifikuara sa dhe sponsorët e tij politike, ndaj për këto çështje ai do marrë përgjigje vetëm nëpërmjet gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?