Argita Malltezi: SPAK dhe GJKKO, kamzhik në duart e Edi Ramës. Në 3 vite hetime nuk u pyet as Jamarbëri, as Berisha

Vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, thotë se SPAK-u dhe GJKKO është një kamzhi në duart e kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar. Juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

Malltezi: Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur korrupsion, këtu bjemë dakord të gjithë. Rankimet për korrupsion të Shqipërisë megjithatë janë përkeqësuar në kohën e Ramës, është më keq sesa para 2013.

Rakipllari: Zv. kryeministri nuk është bishti, ministri i Mjedisit, ministri i Brendshëm…

Malltezi: Ministri i Brendshëm shkoi në procedim pasi u zbulua se ishte i lidhur me mafien italiane.

Hetimi nuk fillon nga bishti. Nuk ka hetim sot. Kjo është fashitje në shtetin ligjor.

Rakipllari: SPAK-u ka goditur deri tani nga ana e majtë.

Malltezi: Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra. Sa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.

Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës.

Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti. /Top Channel/

SHKARKO APP