Argita Malltezi tregon pse Rama shqetësohet nga bluzet ku shkruhet ”lironi liderin e opozitës”

Argita Malltezi thotë se protesta poshtë shtëpisë së babait të saj, Sali Berisha është një shqetësim për Edi Ramën dhe njerëzit e tij, pasi sipas saj, e përmendin çdo ditë. Në ”A2cnn”, ajo shtoi se për ish-kryeministrin ata flasin, komentohet çdo aspekt i protestës dhe çdo reflektim i saj për protestat e tjera më të mëdha.

Pse e keni bindjen që jeni bërë shqetësim për Edi Ramën dhe të tijët me rezistencën dhe protestën tuaj poshtë shtëpisë?

Argita Malltezi: Sepse është e qartë, e përmendin, flasin për të, komentohet çdo aspekt i protestës dhe çdo reflektim i saj për protestat e tjera.

Jo më larg se dje diskutohej se pse e kanë shqetësim veshjen e bluzave “lironi liderin e opozitës”, diskutojnë numrat, por ajo nuk është çështje numrash, por çështje qëndrese.

Është një protestë që nuk ka një programim sa individ do të sjellë çdo degë e PD, vijnë njerëz të ndryshëm, përditë, dhe kjo është një angazhim që mua më lë një mbresë të thellë.

SHKARKO APP