Argita në krye të PD-së? Kokalari: Nuk ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t’u bërë lidere e opozitës
Aktisitja e njohur, dikur pranë Berishës por sot jo më, Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të PD, si pasardhëse e të atit të saj në arresti shtëpie, Sali Berishës. Kokalari i kujton Malltezit korrupsionin e familjes. ”Ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t’u bërë lidere e opozitës”,-shkruan Kokalari.
Postimi i plotë
Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashëgosh PD, sepse PD-ja nuk është pronë e familjes tënde, dhe nuk ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t’u bërë lidere e opozitës. Babait tënd më shumë dashuri i dhamë ndihmë maksimale, dhe vetëm një kusht kishte një PD konservatore, dhe jo vetëm në emër, me të cilën abuzuat. Premtoi një ndryshim rrënjësor por na tërhoqët të gjithëve zvarrë për pazaret e radhës.
Kështu që, një kthim i yti, do të më kthej dhe mua, vetëm që të ekspozoj me fakte që ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti. Dhe të mos harrojmë, ti je non-grata të paktën në Amerikë. Nënkuptoje si të të vi për mbarë, por për sa kohë që nuk kuptoni që ka ardhur koha të dilni familjarisht nga politika dhe të lini atë vend të marrë frymë, do na detyroni të marrim hapa shumë më agresive kundrejt ju të gjithëve.
Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metës, duhet të dalë urgjentisht nga politika dhe opozita të ri-organizohet dhe të merret me Edi Ramën. E vetmja arsye që doni pushtet është të mbroni veten dhe bisneset korruptive. Asnjë njeri që i futet politikës me qëllim përmirësimin e standardit për qytetarin, nuk e mban peng demokracinë e një vendi për 33 vjet.