Arian Çani për paketën anti-shpifje: Rama po përgatit fundin e vet politik

Gazetari Arian Çani ka komentuar nismën e fundit të kryeministrit Rama për miratimin e një pakete anti-shpifje, e cila sipas kryeministrit synon të mbrojë zyrtarët e lartë nga akuzat pa fakte të mediave.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Çani u shpreh se me miratimin e këtij ligjit, Rama po përgatit fundin e vet politik, ndërsa theksoi se gjithmonë do të gjendet një mënyrë për tu shprehur.

“Edi Rama është duke kontribuar për një proces që do të fundoset edhe vetë. Edi Rama do të ulë numrin e kundërshtarëve të tij [i referohet mediave online], por të do humbasë edhe portalet e veta”, sqaroi ai, duke shtuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në politikë spektakli dhe shumë shpejt do shkojmë në politikën e gjykatave. Do bëhemi republike juridike, që do të thotë se do humbasim shijen e debateve politike. Ne do kemi frikë t’i flasim lirshëm popullit, pasi do na hedhin në gjyq.  Në Francë gjobat variojnë nga 3 mijë deri në 30 mijë euro”, përfundoi Çani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?