Arian Galdini: Garoj si i djathtë, kandidati i Metës dhe i Berishës përfaqëson një të majtë tjetër

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arian Galdini fton qytetarët që ta mbështesin atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një konferencë për mediat, Galdini tha se e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë regjimi-qeverisja-opozitat. Galdini tha se kandidati i caktuar nga Meta dhe Berisha përfaqëson një të majtë tjetër.

“Unë inkurajoj qytetarët që t’i japin firmat për të gjitha partitë e reja dhe kandidatët të cilët deklarohen si përballës me rregjimin. Dhe sigurisht ju bëj thirrje që të mbështesin Arian Galdinin si kandidatin e djathtë, si kandidatin e të Djathtës Humane për Kryetar Bashkie.

Kemi kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Veliaj që përfaqëson të majtën, kemi kandidatin e Ilir Metës dhe të Sali Berishës që përfaqëson prapë një të majtë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi edhe disa të tjera alternativa që janë diku mes të majtës dhe qendrës, e për rrjedhojë, Arian Galdini, sot për sot është i vetmi kandidat që vjen si i djathtë, konkurron si i djathtë, e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë Rregjimi-Qeverisja-Opozitat dhe të majtat alternative të reja të cilat ndonëse i përshëndesim për ekzistencën e tyre, njëkohësisht duam ti konkurrojmë si të djathtë”, thekson Galdini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?