Arion Sulo: Berisha në manovra të zgjuara politike për të shmangur dështimin
Gazetari Arion Sulo thotë se ish-kryeministri Sali Berisha po luan në manovra të zgjuara politike për të shmangur dështimin. Po ashtu ai thekson se palët janë duke markuar njëra-tjetrën fort në çdo veprim dhe duke mos lënë rast pa e akuzuar palën tjetër për të njëjtin veprim.
”Berisha është një lojtar politik shumë i fortë dhe shkoi sot në Prokurori për çështjen e jetës së tij. Është çështja politike e jetës së tij politike. Nga të fundit çështje të karrierës së tij, ndaj nuk mund të bënte ndryshe të mos shkonte në Prokurori, siç do shkojë Basha nesër. Palët janë duke markuar njëra-tjetrën fort në çdo veprim dhe duke mos lënë rast pa e akuzuar palën tjetër për të njëjtin veprim. Kemi një protestë më 8 janar, 2 shkuarje në Prokurori sot”,-tha në ”TCH”.
Dyrnjaja: E sheh të vështirë pozicionin e Prokurorisë në rastin e 8 janarit?
Roli i Prokurorisë nuk është fare i vështirë në rast se ne do të kishim një Prokurori të lirë. Prokuroria tani është në përdorim politik. Mazhoranca, e cila ka dhe Prokurorinë është e interesuar që të ketë zjarr në PD, të ketë akuza për zjarrvënie. Ç’punë ka Rama? Atij i intereson pushteti i tij personal dhe një PD sa më e dobët në flakë. Del e thotë sikur po bën të kundërtën. Kjo ishte një lëvizje e trashë politike.