Ariu zbret në fshat, nxënësit e Klosit të alarmuar
Nxënësit e fshatit Unjatë të Klosit kur kthehen natën nga shkolla pasi zhvillojnë mësimin pasdite po ndeshen çdo ditë me ariun e murrmë. Kafshët e egra kanë zbarkuar në zonë kohët e fundit dhe prindërit japin alarmin për jetën e fëmijëve.
Në fshatin Unjatë të Klosit kohët e fundit është shfaqur ariu i murrmë. Gjimnazistë që zhvillojnë mësimin pasdite në shkollën 9 vjeçare “Tahir Hoxha” e ndeshin çdo natë kur kthehen për shtëpi.
Edhe pse me frikë u duhet ta bëjnë këtë rrugë pasi godina e shkollës Shaban Collaku” ku bënin mësimin më përpara i është nënshtruar rikonstruksionit. Prindërit e fëmijëve kanë ngritur alarmin për rrezikun nga kafshët e egra.
Gjurmët e ariut të murrmë janë kudo. Sapo bie nata zbresin në fshat për ushqim.
Për shkak të mungesës së rrugës, furgoni i transportit i lë këta fëmijë shumë larg banesës, dhe duhet të ecin në këmbë përreth 1 orë mes maleve. Përveç lodhjes ë rrugës duhet të përgatiten edhe për ndonjë takim me ariun./abcnews.al