Arjan Çani: Dhuna në Elbasan ishte vetëm “nxemje”, çunat nuk kishin frikë nga policia

Arjan Çani thotë se amerikanët nuk do të kenë asnjë ndikim në zgjedhje, ndërsa shton se deklaratat e këtyre të fundit për standard me 25 prill janë vetëm diplomaci. Në MCN TV, Çani shprehet se dhuna mes militantëve të dielën në Elbasan ishte vetëm nxemje dhe tregon atë se çfarë do të ndodhë deri datën e zgjedhjeve.

Amerikanët kërkojnë zgjedhje me standarde në 25 prill, ndryshe nga zgjedhjet lokale të vitit 2020 ku inkurajuan që zgjedhjet të zhvilloheshin edhe pa opozitën që kishte braktisur parlamentin. Si ta kuptojmë këtë gjuhë të amerikanëve në raport me demokracinë tonë?

Jemi akoma në komunikim diplomatik, nuk thonë ndonjë gjë të madhe. Kështu ndodh sa herë ka zgjedhje. Palmeri do flasi prapë. Janë thjesht deklarata diplomatike që nuk ngrenë peshë, por japin një mesazh të vogël, pasi rëndësi politike nuk ka. Gjithmonë amerikanët janë me qeverinë e radhës. Kur flasin kështu, publiku duhet ta kuptojë se ata janë për stabilitetin. Atyre nuk u bëhet vonë për demokracinë. Kanë qenë, janë dhe do jenë me më të fortin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk i di këta persona problematikë që janë në lista, por edhe nëse i di nuk dua t’i them. Ata duan t’i heqin të fortët për të kontrolluar vetë gjithçka. Atyre nuk u vjen keq për shqiptarët se ka të fortë në lista, por shohin llogaritë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas incidenteve që pamë në Elbasan mendoni se të njëjtat pamje do shohim edhe në zgjedhjet e 25 prillit, një përballje mes “çunave problematikë” nga të dy partitë?

Mendoj se ajo që ndodhi në Elbasan ishte një stërvitje. Ishte një stërvitje për ndeshjen. Çunat nuk kishin frikë nga policia. Madje, reaguan me dhunë ndaj personave që mbështesin Bashën. Nuk e di nëse kjo situtë do ndodhë me 25 prill, por në ditën e zgjedhjeve situata është e thjeshtë. Është një situatë hipokrite. Uroj mos të ketë të plagosur ose të vrarë.

Është përfolur shpesh që presidenti Meta është si të thuash në funksionarët që Ambasada Amerikane i ka me rreth të kuq. Besoni ju se ka një listë të zezë që e kryeson presidenti dhe që nesër mund të jenë kurbani i reformës në drejtësi?

Nuk di ta them nëse Meta ka probleme me amerikanët, sepse nuk kemi asnjë indicie. Ndërkohë ka më shumë se dy vjet se në një situatë të caktuar Meta mund të jetë kurbani i parë nga këta të politikës. Ky është një bast që i përket Ilir Metës dhe Edi Ramës. Të dy nuk mund të bashkëpunojnë, dikush duhet të eliminohet. Unë mendoj se një ditë do jetë një duel i ashpër. Deri në këtë moment jemi në fazën e spekulimeve, por jemi ende larg. Me 26 prill do shohim pak më qartë.

E ka bërë publik qëndrimin e tij. Është rreshtuar hapur ndaj atij që e quan qëndrim. Meta tani është një sovranist. Ai ka vënë një bast të madh me veten. Ka një rol, por varet se si do të luajë. Pozitën e ka të vështirë, sepse Rama kontrollon gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?