Arjan Çani: Po të isha këshilltar i Bashës, do t’i thosha mos ik dhe kjo për godinën
Gazetari Arjan Çani thotë se Lulzim Basha ka një arsye thelbësore për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së edhe pse kjo parti ka përfunduar si forcë e tretë. Për të ai nuk mund të lërë godinën e Partisë Demokratike, e cila është mjaft e vlefshme si pronë në tregun e pasurive të pajuatshme.
“Unë them, gjithë këta deputetë që kërkojnë kokën e Bashës, ata e duan sepse Lul Basha ka siglën e PD, që ka edhe godinën. Pse t’ja lërë atë godinë Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Tabakut? Basha nëse nuk ikën, ka vetëm një mënyrë për ta hequr, gjykata.
Po ta marri Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Tabaku, Alibeaj, ju mendoni se do të fitojnë më shumë sesa Berisha në zgjedhjet e tjera? Këtu bëhet fjalë, që ka deputetë që nuk duan as Berishën.
Unë po të isha këshilltar i Bashës do t’i thosha mos ik. Ka një ndërtesë aty, të thotë bëj pazar”,-tha Çani i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.