Arjan Madhi analizon pse duhet moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

Eksperti i reformës zgjedhore, Arjan Madhi nënvizon se me propozimin e saj “moratorium gjyqtareve” të Kolegjin Zgjedhor, opozita po kërkon që të mos fusë në gjëndje kolapsi këtë institucion tepër të rëndësishëm zgjedhor

Sekretari i përgjithshëm i PR-së, i ftuar në një intervistë për gazetarin Sebastjan Zonja në Ora News propozon që  vetingu të mos veprohet për periudhën që gjyqtari është në kolegj.

Arjan Madhi: Çështja e Kolegjit Zgjedhor është adresuar nga OSBE-ODIHR, pasi është institucioni bazë i ankimeve. Ndodhemi në një gjëndje të vështirë sa i takon pritshmërisë së Kolegjit Zgjedhor për shkak se vetingu ka larguar shumë gjyqtarë nga gjykatat e Apelit dhe kërkon zgjidhje që ne të mos vihemi përpara vështirësive që do të sillte një minim të procesit zgjedhor. Mund të viheshim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të lartë, pa Gjykatë kushtetuese. Pra, pamundësia për të qene numrat e nevojshëm që formojnë Kolegjin Zgjedhor do të mund të sabotonte procesin.  Prandaj ne po marrim masa si të mund të sigurojmë një institucion apelimi që të mos kërcënohet dhe rrezikohet nga procesi i vetingut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po a vihet ne pikepyetje vetingu?

Swiss Digital Mobile Reklama

Arjan Madhi nuk e mendon keshtu.

“Rrethanat që janë e bëjnë të rrezikuar funksionimin e institucionit. Po kërkojmë të krijojmë modalitete që për një periudhë të caktuar kohe që ky institucion të jetë i cliruar nga intimidimi dhe presioni që i bëhet. Ka një angazhim që të mos e vendosim në një gjendje kolapsi. Ne nuk duam të përjashtojmë nga Vetingu çdo gjyqtar që vjen në kolegj zgjedhor. 

Meqenëse Vetingu do të vazhdojë për vite me radhë, mbi 9 vite, ne themi që të mos bëhet radhë prioritare, se do ta kërcënonte, më përjashtim nëse kemi haptazi veprime kriminale. Nuk mendoj se nuk do të gjejmë mirëkuptimin sa i takon problemit që të shmangësh anëtarët e kolegjit zgjedhor nga një veting kur ata janë duke ushtruar detyrën. Në këtë mënyrë nuk ke bërë asgjë tjetër por i kë vënë në presion këta gjyqtarë”.

Në draftin e dorëzuar në këshillin politik të opozitës argumentohet se ky propozim vjen si  rekomandimin prioritar i ODIHR-it,  për të nxjerrë procesin nga presioni i vetingut. Duket se ky propozim nuk do të pranohet nga siocialistët pas damian gjiknuri tha se nuk mund të pranohet ndërpreja e reformës në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?