Arjan Ndoji flet nga spitali: Drejtësia të zbardhë ngjarjen, nuk i trembem askujt!

Pasi i shpëtoi atentatit me armë zjarri, që iu bë fundjavën e shkuar, prokurori Arjan Ndoji thote se nuk i trembet askujt. Nga reparti i ortopedisë në spitalin e Durrësit ku vijon të kurohe, Ndoji tha se ua ka lënë organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

Pavaresisht kësaj, Ndoj është i bindur se atentati i është bërë për shkak të detyrës së tij si Prokuror, por nuk zbardh të tjera detaje për çështje apo dosje konkrete.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetër për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji për “News24”.

SHKARKO APP