Arjan Vasjari: Demokracia ndodhet në recension, u dëmtua me 30 qershorin
Analisti i mirënjohur, Arjan Vasjari, i pranishëm në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi ndryshimin e qasjes dhe strategjisë së opozitës, që nga fillimi i protestave në 16 shkurt deri në ditën e sotme.
Ai tha se vërehet qartë një reflektim rrënjësor në objektivat nga ana e opozitës, ndërsa shtoi se në terma makro kjo qasje duhet të përshëndetet. Për analistin Arjan Vasjari, aktulisht sistemi demokratik në vend është në recension dhe kjo i faturohet të dyja palëve si maxhorancës ashtu dhe opozitës.
“Ndryshimi i pozicionit nuk është produkt i një reflektimi të sinqertë në raport me demokracinë. Opozita iu nënshtrua argjinaturës së ndërkombëtarëve. Ne për shkak të 30 qershorit, jemi në recesnion demokratik, duan apo nuk duan shqiptarët. Kjo ka qenë një ndër arsyet që ka bërë të reflektojë edhe zotin Basha. Për ta dëmtuar demokracinë e dëmton maxhoranca, por edhe opozita. Sigurisht e ka dëmtuar maxhoranca me 30 qershor, por edhe opozita me djegien e mandateve. Një gjë duhet thënë qartë: opozita ka një ndryshim pozicion pozitiv, i cili është për t’u përshëndetur. Por, duhet të kemi parasysh një gjë: nëse ne marrin në analizë objektivat e opozitës që me 16 shkurt dhe deri tek objektivat sot, kanë ndryshuar qartësisht. Objektivi ishte largimi i kryeministrit, por sot ai është aty. Unë nuk i shikoj protesta e opozitës si një opsion për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Lëvizja e opozitës është pozitive, sigurisht e detyruar dhe imponuar. Them që në terma makro kjo është një lëvizja pozitive”-theksoi ai.