Arjan Vasjari: Fushata e Bashës është normale, Rama po bën Berishën e vitit 2021
Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka vlerësuar Bashën për fushatën normale ndërkohë ka rezerva për kryeministrin Rama.
Vasjari thotë se çdo parti opoztiare duhet të ketë entuziazmin, ndërkohë që Basha po tregohet normal edhe në komunikim e mesazhe.
Nga ana tjetër ai krahason Ramën me Berishën sa i përket kësaj fushate duke theksuar negativizimin, poshtërimin dhe fyerjen që kryeministri aktual i bën figurave të opozitës.
Për Vasjarin, shumë njerëz nuk kanë mendim të mirë për fushatën e Ramës, por ky i fundit mund ta korrektojë këtë në ditët e mbetura.
‘’Basha po bën fushatë normale. Ka hiperbolat, patetizmin, ngjyrat e entuziazmit që duhet ta ketë çdo parti opozitare. Po bën fushatë normale, në komunikim, e mesazhe.
Ndërkohë që përballë z.Rama po bën një fushatë e cila në fakt në sytë e mi është zoti Rama po bën Berishën e vitit 2021, po shumë e sfumuar.
Mungon regjistri i agresivitetit, sulmit, por mbështetet mbi negativizimin, poshtërimin,f yerjen. Dhe kjo në fakt në analizën time përligj atë, kemi përballë një që ka gjithë pushtetet, dhe tjetri që nuk ka asgjë. S’mund ta luftosh me armët e pushtetit, duhet ta luftosh me personalitetin e tij, kloun. Kjo nuk është fushatë në perceptimin tim që konvertohet në mbështetje të Ramës. Rruan një nivel mbështetje, por e shoh nga kontaktet që kam. Nuk gjej dikë, si të dukët fushatë e Ramës, nuk më duket e mirë më kanë thënë. Vetëm negativizëm, fyerje. Mund të korrektohet.’’- tha Vasjari.