Arkitektët dhe inxhinierët e thirrur nga Veliaj: Godina e teatrit duhet rindërtuar

Arkitektët dhe inxhinierët e thirrur ne bashkëbisedim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, shprehen njëzëri se godina aktuale e Teatrit Kombëtar duhet të rindertohet për të qenë funksionale. Madje, sipas eksperteve, kosto e rikonstruksionit eshte shume e madhe, ndaj eshte me mire te ribehet si godine. Të ftuar në dëgjesën publike me ekspertë, arkitektë dhe urbanistë, përfaqësues të shoqatës së arkitektëve janë të mendimit se e vetmja zgjidhje optimale do të ishte ndërtimi i një godine të re.
Edhe anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve, Altin Premti u shpreh pro rindërtimit të Teatrit Kombëtar, duke theksuar se rikonstruksioni i godinës aktuale nuk do sillte kushte optimale për vet aktorët dhe spektatorët. Ai theksoi se godina e re do krijojë mundësi polifunksionale për godinën, duke i dhënë asaj më shumë vlerë.
“Objekti nëse do bëhet rikonstruksion qoftë dhe ndërhyrjet që diskutuan inxhinierët elektrike dhe mekanike edhe ato e dobësojmë si objekt, nuk e forcojnë, plus mos flasim për normat. Objekti i ri do jetë më polifunksional, më atraktiv për të gjitha grupet dhe së bashku me objektet përreth dhe ansamblin që është krijuar aty do krijojnë pjesë të një ansambli turistik. Sa i përket pjesës si arkitekt të them të drejtën kur kaloj aty nuk e kthej kokën për të parë arkitekturën e veçantë veç pjesës sentimentale” tha arkitekti Altin Premti.
Edhe Spiro Drita, me profesion Inxhinier mekanik shprehu nevojën për ndërtimin e një teatri të ri në kryeqytet pasi godina aktuale nuk përmbush nevojat dhe kushtet.
“Ai teatër është pjesë e jetës sonë sentimentale por ju them edhe një gjë se kemi kohë që e kemi abandonuar pikërisht prej këtyre kushteve. Kontributi ynë sot do të thotë që ai projekt duhet bërë I ri me një projekt që siç mund të gjykohet me diskutime të mëtejshme”, theksoi Drita.
Instituti i Monumenteve
“Godina aktuale  teatrit Kombëtar nuk përmban asnjë vlerë kulturore”. Ky është përfundimi i arritur nga ekspertët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri.
Në dëgjesën e organizuar nga Bashkia e Tiranës me arkitektë dhe ekspertë për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, përfaqësuesja e këtij Instituti Daniela Miraci, deklaroi se pavarësisht se janë realizuar tre ndërhyrje emergjence në këtë godinë, gjendja e tillë është e mjeruar.  “Instituti si një institucion i specializuar ka pasur dhe ka asistuar nëpërmjet ministrisë së Kulturës dhe TK dhe si e tillë kemi hartuar 3 ndërhyrje emergjente sipas kërkesës së vetë drejtorit lidhur me gjendjen e objektit. Jemi shumë afër këtij objekti se është në institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës, por jo se është objekt i trashëgimisë kulturore”, deklaroi Daniela Miraci.
Përfaqësuesja e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri deklaroi se nga studimi I kryer nga specialistët më të mirë të vendit në vitin 2004 është arritur në konkluzionin se godina aktuale teatrit nuk përmban vlera kulturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?