Arkitekti dhe tregtari kapen me kokainë
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi policia ju gjeti drogë në banesë.Ata kishin marrë një banesë me qira në fshat, pavarësisht se vetëm njëri prej tyre dinte vetëm disa fjalë italisht. Në banesën e tyre u gjet një valixhe me kokainë e ndarë në porcione 50 dhe 100 gram dhe të mbështjellë me peshqir. Ervis Jonuzi, 32 vjeç dhe Elton Cerriku, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Elbasan në Shqipëri siç shkruajnë mediat italiane, u arrestuan për 660 gram kokainë. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre dhe urdhëroi masën paraprake të burgosjes në Montorio.
Në fund të seancës gjyqësore, dy shqiptarët, njëri prej të cilëve shfrytëzoi të drejtën për të heshtur, janë dërguar në qeli deri në pritje të gjykimit. Jonuzi e deklaroi veten si një i huaj në zonë dhe tha se nuk dinte asgjë për drogën, pavarësisht se policia e gjeti në dhomën e tyre çantën me drogë. Hetuesit tani do të duhet të konstatojnë nëse dy shqiptarët janë pjesë e një organizate kriminale, e cila synonte zgjerimin e rrjetit të tyre në zonën e Veronas.
Besohet gjithashtu që shqiptarët kanë shkuar në provincë në rolin e korrierëve. Policia vërtetoi se të dy kishin marrë me qira apartamentin për muajin janar. Prania e tyre ngjalli kureshtje tek banorët që dhanë informacione në polici. Të premten e shkuar u zhvillua aksioni i arrestimit të tyre, duke i gjetur në shtrat. Sapo hyri në apartament, ata gjetën 660 gram kokainë, si dhe 5,430 euro para të gatshme. Një pjesë e këtyre parave, që arrinin në mbi 600 euro, u gjet në portofolin e markës “Louis Vuitton” në pronësi të Cerrikut. Policia gjeti edhe një peshore elektronike.
KOHA JONË SONDAZH

