Arlind Qori: Një hajdut me çizme dhe një coftinë politike

Nga Arlind Qori-

Në Zvërnec nuk kishte kamera të asnjë televizioni. Qindra protestues, qytetarë të rrëmbyer dhe goditur nga paramilitarë fashistë me të zeza, oligarkë vendas e të huaj që po shpronësojnë fshatarët dhe prapëseprapë heshtje. Televizionet kishin zgjedhur të pasqyronin fjalimin e një hajduti me çizme si Rama dhe kongresin e një coftine politike si Berisha.

Madje Top Chanel-i kishte bërë një kronikë ku pasi përmendej shkarazi protesta, 90% të kohës lexohej deklarata propagandistike e kompanisë ndërtuese, pa pyetur asnjë nga banorët për të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ma kanë marrë për keq që ngaherë ankohem dhe denoncoj mediat e oligarkëve. Nuk e kam për vete se, dora në zemër, nuk më bëhet vonë hiç edhe sikur të më bojkotojnë totalisht. Ama besoj fort se e vërteta duhet thënë e plotë dhe pa doreza. Dhe televizionet e oligarkëve mund të jenë gjithçka, por jo përcjellëse të së vërtetës. Pikërisht të vërtetës që do të na bëjë të lirë të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?