Arlind Qori ironizon ndërtimin prapa TOB: Le të ngremë një kullë në mes të sheshit ”Skënderbej”

Aktivisti dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori së bashku me mbështetës protestuan kundër ndërtimit të një kulle në parkun pas Teatrit Kombëtar të Operash dhe Baletit në Tiranë. Ai rikujtoi përgjimet e para disa viteve të organizatës mafioze italiane Ndragheta, duke thënë se asokohe diskutohej që të ndërtonin në Tiranë për të pastruar paratë, pasi metri katror i një kulle blihej me 500 euro dhe sot mund të shitet për rreth 5000

“Mbrojtja e këtij parku nuk është vetëm mbrojtje e qytetit, por është mbrojtje e shëndetit publik. Tirana mund të jetë nga qytetet me më pak gjelbërim të Europës. Është ky park që po marrin, parku Rinia që do marrin pas kësaj dhe ai i Liqenit që po e gërryejnë dita ditës.

Në përgjimet e Ndraghetas thonin që të investonin në ndërtim në Tiranë, pasi mund të merrnin metrin me 500 euro dhe ta shisnin me 3000 euro. Sot metri katror në kulla kushton 5000 euro, 10-fish fitim në këtë biznes.

Nuk ka një vend evropian ku bëhet një maskarallëk i tillë. Nuk ka një vend të Europës që shkatërron trashëgiminë e vetë. Veliaj dhe Rama thonë semos Tirana është Parisi që ta ruajmë! Sipas tyre u duhet vendosur kazma qyteteve që nuk janë Parisi e Roma. Le të bëjmë një kullë në mes të sheshit Skënderbej, pse jo?”,-u shpreh ai.

SHKARKO APP