Arlind Qorri: Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht…
Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama. Qori në një postim në Facebook shkruan:
Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar. Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej “Është një qorr…”, duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur “Sude me gjyslyke”. I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët.
I gjori! Kujton se do të zgjidhet prapë kryeministër.