“Arma që kemi për të luftuar COVID-19”, mjekja Daka: Suplementet nuk bëjnë çudira
Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste, flet për situatën e koronavirusit dhe panikun që ka shkaktuar të qytetarët. ”Ne jemi personeli mjekësor dhe jemi në punë. E vetmja armë mbrojtëse që kemi deri tani është të mbrojmë stafet mjekësore. Nesër do të jemi të pamjaftueshëm për të përballuar situatën”. Nga ana tjetër, ajo u shpreh se thirrjes për tu bashkuar vullnetarisht, dhe sqaroi se duhet të ketë një mirëmenaxhim.
“Janë pa eksperiencë por edhe mjekët përballë kësaj situate janë të papërgatitur. Masat për trajnimin e tyre besoj se do të organizohen nga Ministria. Familjarët të gjithë njerëzit duhet të dëgjojnë specilistët. Edhe politikanët nuk mund të bëjnë protagonizmin, duhet të marrim këshilla nga stafet mjekësore. Virusi na ka treguar se po jep statistika të ndryshme në popullsi të ndryshme. Arma jonë që kemi për të luftuar COVID-19 është kujdesi shëndetësor”.
Sa i përket regjimi ushqimor, ajo theksoi se çajrat duhet konsumuar çdo dy orë. Ndërsa sa i përket suplementëve ajo theksoi se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse nuk bëjnë çudira. Duhet të marrim patjetër vitamin c, por jo duke menduar se duke i përdorur këto duhet të dalim nga izolimi”. Mjekja gjithashtu theksoi se buka është mirë të mos pritet, dhe është mirë të theket jo në temperaturë të lartë. Për të duhet që të shmangin panikun, sepse është një faktor që ndikon negativisht në organizimin tonë.