Armand Duka: Kroaci-Shqipëri, një nga ato ndeshje që na mbetet peng që nuk e fituam

Jehona e finaleve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj mbrëmjen e 14 korrikut. UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të Euro 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit.

Ndeshja Shqipëri – Kroaci konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Evropiani.

Presidenti i FSHF Armand Duka ka bërë postim për këtë, ku shkruan:

Kroaci-Shqipëri ishte një nga ato ndeshje që na mbetet peng që nuk e fituam.
Një duel shumë emocionues, me 4 gola të shënuar, që tashmë ka marrë edhe vlerësimin nga UEFA duke e përfshirë në 10 më të bukurat e #Euro2024

SHKARKO APP