Armando Prenga lë qelinë, Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie”

 

Gjykata e Lartë vendosi sot të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga.Tashmë Prenga do të lërë qelinë e parabugrimit, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”Avokati i tij mbrojtës, Maksim Haxhia tha se Gjykata vendosi në bazë të argumentave të paraqitur nga mbrojtja, ndërsa procesi hetimor ndaj Armando Prengës vijon.

Ish-deputeti socialist akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për lagunën e Patokut. Ndërsa për anëtarët e familjes Cali, hetimet i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Kurbinit.

SHKARKO APP