Armë, drogë, dokumente të falsifikuara/ Arrestohen në Tiranë burrë dhe grua
Policia e Tiranës finalizon një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.
Operacioni i koduar “Autostrada”, u zhvillua nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në policinë e kryeqytetit dhe për pasojë një çift bashkëshortësh përfunduan në pranga.
Sipas asaj që njofton Policia, janë sekuestruar 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.
Sipas asaj që mëson Ora News nga burime policore, të arrestuarit janë shtetasit Ermal Roçi., 36 vjeç dhe Nertila Roçi (P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.
“Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis“, njofton Policia.