Armë e drogë drejt Sirisë, Tahiri: Abuzim i gazetarëve që vijnë me rekomandim të gabuar

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahir ka hedhur poshtë lajmin e publikuara në disa media të huaja se nga Shqipëria tregtohen armë dhe drogë drejt Sirisë, duke i konsideruar si abuzim nga gazetare anonim që vijnë me rekomandim të gabuar në Shqipëri.  Po ashtu, ministri Tahiri u pyet nga gazetarët edhe për rastin e plagosjes së gjyqtarit Gjermeni, i cili tha se “Nuk jam kompetent për të folur për rastin e gjyqtarit”.

Tahiri: Kemi ende mundësi për të bërë akoma më shumë qoftë në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera, qoftë në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve, qoftë në kuadër të luftëes kundër informalitetit, kundër paligjshmërisë dhe kundër kriminalitetit.

Gjyqtarit Gjermeni i janë gjetur një shumë parash dhe ai ka ankesat e tij për veprimet e policisë. Si i konsideroni veprimet e policisë për kontrollin e mjetit dhe gjithë ngjarjen që ka ndodhur?

Tahiri: Nuk kam si të shprehem unë për këtë, sepse e para nuk jam në dijeni as të aspekteve konkrete të punës së policisë dhe as të ankesave të individëve të caktuar të cilët kanë instrumentat ligjor për tu ankuar ndaj kujdo përfshi edhe policinë. Kështu që ekziston rruga ligjore pa pasur nevojë që të merrem unë me këtë.

Një koment për këtë pasi janë dy media ndërkombëtare që flasim se armët nga Shqipëria trafikohen dhe janë përdorur nga ISIS

Tahiri: Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me cështjet e armëve dhe po ashtu edhe për lëndët narkotika, asnjëra nga këto nuk lidhet me cështjet e terrorizmit dhe jo çdo abuzim që lexoni nga gazetarë shpesh herë anonim apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku.

SHKARKO APP