Armëpushim Izrael-Hamas, Ministria e Jashtme: Hap i rëndësishëm
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.
Për Ministrinë thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshjeje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
”Shqipëria mirëpret ngrohtësisht marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Ne përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”.