Armët kanë plasur si në kohë lufte, deputeti Qefalia: Duhet amnisti për dorëzimin

Armë të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, ndodhen në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një amnisti për të nxitur shqiptarët të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale, u propozua nga deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në nentor të vitit 2020.

“Do të jetë në interes, kur bëhet fjalë për një amnisti nuk bëhet fjalë se kërkohet një numër i thjesht votash, kërkohet numër më i madh se ç’është mazhoranca. Do të mbetet si një kërkesë që do të vij edhe legjislaturën tjetër”, shprehet deputeti Xhemal Qefalia.

Amnistia e fundit ishte 4-mujore në vitin 2017, ku u mblodhën 1604 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe me mijëra municione. “Ka qenë një ide e diskutuar në komision nisur nga fakti që ende ka në duart e popullatës armë të ngjarjeve të hershme të ’97-ës. Ka pasur amnisti edhe më parë, por nuk është se është konkretizuar, nuk ka shkuar në zero numri i armëve”, thotë Qefalia.

SHKARKO APP