Armët u zbuluan, por policia nuk gjen se kush i fshehu mes pallateve

Dje në Tiranë u zbulua një arsenal me armë, kjo pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj. Policia e Tiranës dha detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Ende nuk dihet se çfarë i shtyu personat që të hidhnin fishekët apo dhe dylbitë optike në një zonë me shkurre, në afërsi të një blloku pallatesh në rrugën “Besim Fagu”.

Blutë nuk përjashtojnë mundësitë se pas arrestimeve të fundit në Durrës mund të kemi të bëjmë me furnitorët e armëve të zjarrit, pasi deri në këto momente asnjë person nuk është arrestuar.

Policia gjeti 73 fishekë luftarak të kalibrit të madh, rreth 150 krehra, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit, pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi dhe 2 pajisje optike. Hetuesit gjetën dhe 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze, 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

SHKARKO APP