Armina Mevlani: Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet mu duk anormale, Basha humbës i 3 palë zgjedhjeve

Armina Mevlani e cilëson si anormale që të mbyllen dyert e PD-së për ish-kryeministrin Sali Berisha, edhe ky i fundit është vjehrri i saj, ajo thotë se mendimin e saj e jep si një person i jashtëm. Ndërsa për kryetarin Lulzim Basha, thekson se e ka treguar çfarë është pasi ka humbur tre zgjedhje radhazi.

”Nuk ngatërrohem në politikë se nuk përkas. Jam rritur në familje artistësh, kjo nuk do të thotë se nuk kam një mendim. Pavarësisht se jam pjesë e familjes Berisha, gjykoj si e jashtme, jo si e diktuar se jam pjesë e familjes.

Kam debatuar dhe për gjëra që nuk më kanë pëlqyer në një grup me miq, kam debatuar mendimin tim komplet e pandikuar. Për sa kohë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam pse të përfshihem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet më duket anormale sepse janë shumë njerëz, më kthyen përgjigje se çfarë ka bërë gabim. Gabimet janë pjesë e politikës, por për sa kohë që ke derdhur djersë, gjërat nuk bëhen në këtë formë nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur. Ai thotë jam në krye të PD, por me kë njerëz, me kë mbështetës?”,-tha në ”TCH”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?