Arm*mbajtja pa leje, Balla: Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kri*inale, punë lavdëruese e Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është me tepër rëndësi për vendin tonë, pasi ky fenomen është burimi që furnizon grupet kriminale. Balla ka lavdëruar Policinë e Shtetit për operacionet e fundit, në goditjen e paligjshmërisë.

”Siç e thashë sot në Kuvend, Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e Prokurorisë dhe Gjykatës në përballjen me fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim i ngjarjeve kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë mbeten një sfidë e përditshme. Përgëzime Policisë së Shtetit në Elbasan, Vlorë, Dibër, Rinas, e Tiranë për operacionet gjatë 24 orëve të fundit”,-shkruan Balla.

SHKARKO APP