“Arratiset” gjyqtari. Policia nuk gjen Petrit Aliajn që uli dënimin për Dritan Dajtin

Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special.
Gjykata e Apelit Vlorë është e mbyllur dhe burime për Top Channel konfirmojnë se policia ende nuk ka kontrolluar zyrat e tyre, të cilat duhet të hapen vetëm në prani të tyre ose të avokatëve.

Për gjyqtarin Petrit Aliaj, të afërmit e tij tregojnë se ai nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.

Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër.
Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?