Arratisja e Gruevskit, Shqipëria i dorëzon materialin filmik Maqedonisë

Autoritetet e organit të akuzës në Shkup, pritet që këtë të premte të marrin nga autoritetet shqiptare materialet e regjistruara nga kamerat e sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Një gjë të tillë e ka pohuar për televizionin TV21 vetë prokurori publik Lubomir Joveski.

“Unë pres që kjo pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht dorëzimi i incizimeve do të bëhet sot ose nesër (24 dhe 25 janar), sepse dy personat tanë zyrtarë gjenden atje që t’i marrin këto materiale”, tha Lubomir Joveski, Prokuror publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave maqedonase deri më tani janë marrë në pyetje 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që të merren dhe 4 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?