Arratisja nga Burgu i Drenovës, 150 vjet burg të akuzuarve

Gjykata e Korçës ka dhënë të enjten paradite vendimin ndaj të akuzuarve për arratisjen nga Burgu i Drenovës.

Trupi gjykues ka dënuar në total me 150 vjet burg 8 të pandehurit që organizuan arratisjen.

Ndërkaq, dënimet më të rënda janë dhënë ndaj të dënuarve, Admir Tafili dhe FRan Marashi, të cilët janë dënuar me 25 vjet burg.

Gjykata ka shpallur vendimin edhe për grupin e bashkëpunëtorëve: Ervis Lami, me 19 vjet burg, Alfred Qefalia dhe Bledian Deda me nga 16 vjet; dhe Olsi Maçi me 13 vjet dhe burg. 

SHKARKO APP