Arratisja nga salla e gjyqit, jepet masa për dy policët
Pas arratisjes spektakolare të Mikel Kasa nga salla e gjyqit, gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy policët e burgut.
Gjolek Hodaj dhe Granit Zani kishin për detyrë të shoqëronin Kasajn dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë që kanë kaluar gati dy ditë nga arratisja e bujshme, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e Mikel Kasajt, i cili u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.
Në sallën numër gjashtë të gjykatës së Vlorës ku u zhvillua senca gjyqësore nuk ka ambiente izolimi, as dhoma të sigurta ku qëndron i dënuari. Pas arratisjes së bujshme, mësohet se policia ka çuar forca shtesë.
KOHA JONË SONDAZH

