Arratisja speklakolare nga qelia, kush është shqiptari që u “zhduk” pa e diktuar askush

Një shqiptar 23 vjeçar, i kapur duke vjedhur në një apartament, arriti të arritisej në mënyrë spektakolare nga dhoma e paraburgimit ne Itali, një ndërtesë e re e përuruar në prill në prani të Salvinit.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Elidon Gegaj, i cili është shpallur në kërkim.

Ate policia e vuri ne pranga ne mengjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi te arratisej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte futur nje nje qeli qe nuk i kishte hekurat e larte deri ne pjesen e tavanit dhe nuk e la pa shfrytezuar kete mundesi duke u arratisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka mundur te ngjitet mes pjeses boshe dhe ka dale ne korridor, e mandej ka ikur pa u vene re nga askush, si te ishte nje “fantazmë”.

Gegaj akuzohet për vjehdje dhe në kohën e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat që kishte vjedhur ne banesën ku të zotët duket se ishin me pushime. Sendet kishte tentuar t’i fshihte në një kazan plehrash: katër ora, katër unaza dhe medalje ari, vëthë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?