“Arrest me brug” për 19 vjeçarin e akuzuar për stanet më hashash në Vlorë

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar sot masën ‘Arrest me burg’ të marrë në mungesë Gjovalin Bacos.

19-vjeçari nga Vlora, i cili është nën hetim edhe si pjesë e grupit të Habilajve, u arrestua të martën (1 maj) pas dy vitesh në kërkim në lidhje me 6 kasollet me kanabis të zbulura nga policia në fshatin Vezhdanisht në tetor të vitit 2016.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal, ndaj Xhovalin Bacos, ndërsa ky i fundit ishte në arrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 04.10.2016, në fshatin Vezhdanisht u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike kanabisi, u sekuestrua lëndë narkotike marijuanë, armë zjarri dhe u arrestuan 6 shtetas. 6 të arrestuarit u kapën teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?