Arrest me burg 3 anëtarëve të “grupit të zjarrit”, në Lazarat

Gjykata dha masën arrest me burg për Klodian Selimin. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme, teksa masa e sigurisë ndaj një prej të arrestuarve në Lazarat është dhënë pak momente më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Selimi akuzohet si pjesëmarrës në të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” në Lazarat, që i mori jetën efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Kjo gjykatë pritet të japë edhe të njëjtën masë për dy anëtarë të tjerë të këtij grupi, Elvis Boçi dhe Dervish Gaba.

Nesër do të dalin para gjykatës të dyshuarit kryesorë të vrasjes së policit Basha si dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë të RENEA-s.

SHKARKO APP