Arrest me burg për 3 elektriçistët e arrestuar në operacionin “Hajdutët e Energjisë”

Këta shtetas janë ndaluar gjatë zbatimit të planit të përbashkët operacional ndërmjet Policisë së Shtetit dhe OSSHE.

Nga materialet paraprake që ka në dispozicion Prokuroria e Tropojës, rezulton se punonjësit e OSSHE, shtetasit Shaqir Lamnica me detyrë elektriçist, Enea Madani me detyrë specialist faturimi dhe Bilbil Hykaj me detyrë specialist arkëtimesh, në kundërshtim me detyrën e tyre, nuk kanë konstatuar rilidhjet e paligjshme të kryera nga disa biznese.

Këta shtetas dyshohet se, nëpërmjet proces verbaleve fiktive deklaronin pranë zyrave të tyre në OSSHE se bizneseve që u ishte ndërprerë linja elektrike, nuk kishin kryer rilidhje. Por, pas verifikimeve në terren, rezultoi se këto biznese kishin rilidhur energjinë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shtetasi Florian Qehaja, administrator i një lokali është konstatuar se vidhte energji elektrike nëpërmjet një linje të dytë të fshehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?